Penthouse gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin “Prishtina Green Residence", më saktë në Rrugën A, në një lokacion të favorshëm dhe me qasje të lehtë në rrugën B, kompleks ky i cili është i organizuar mirë, posedon kënde lojrash për fëmijë, gjelbërim, ka 3 kate parking nëntokësor, fasadë ventiluese, dritare gjermane 3 shtresore, parket, roleta të aluminit, ngrohje me termokos nën dysheme dhe infrastrukturë moderne. Penthouse ka sipërfaqe totale prej 358.01m2 ku prej tyre 131.34m2 janë banim dhe 226.67m2 janë terasë, po ashtu ka orientim në jug - lindje.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Terasë (226.67m2)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Depo