Banesa gjendet në lagjen Bregu i Diellit, më saktësisht te banesat e bardha dhe ka qasje direkte në rrugën kryesore “Gazmend Zajmi”. Lokacioni i banesës është shumë i favorshëm pasi që në afërsi ndodhet shkolla fillore “Iliria”, po ashtu koncepti i lagjes ku ndodhet banesa ka në afërsi shumë shërbimë te tjera të nevojshme si: qendra e mjekësisë familjare, institucionet parashkollore, trafikun urban, parking të jashtëm të mjaftueshëm, hapësira rekreative dhe hapësira të gjelbërta. Banesa është e renovuar dhe e gatshme për banim, orientohet në perëndim, si dhe ka sipërfaqe totale prej 63.25m2 neto në fletë poseduese.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Depo