Banesa gjendet në kompleksin Dukagjini Residence, në njërën nga ndërtesat më cilësore të këtij kompleksi të njohur për standardin dhe ndërtimin e lartë. Ka një sipërfaqe prej 130m² dhe është e mobiluar e renovuar së fundmi, duke ofruar një ambient modern, funksional dhe të përshtatshëm për banim. Banesa është plotësisht e gatshme për jetesë, e pajisur me të gjithë inventarin e ri, duke garantuar rehati maksimale për banorët. Për ngrohje ofrohet sistemi qendror me Termokos, ndërsa për freskim dhe klimatizim banesa ka të vendosura dy klima që mbulojnë nevojat e hapësirës në mënyrë të përsosur. * 2 garazha janë të përfshira në çmim!
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 3 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
| 1 Ballkon
| 2 Garazha (të përfshira në çmim)