Banesa ndodhet në lagjen Lakrishtë, në kompleksin Prime Residence 1, kompleks ky i ndërtuar me standarde të larta banimi dhe ofron një ambient të këndshëm dhe të sigurt për banorët. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 86m2, është e pajisur plotësisht me një mobilim që do t'ju lejojë të filloni të jetoni në banesë menjëherë, pa nevojën për investime të mëtejshme në mobilim. Ngrohja qëndrore me termokos dhe klima do të sigurojnë të keni temperaturë të qëndrueshme gjatë sezonit dimëror. Kompleksi poashtu posedon interfon, sistem të kamerave të sigurisë dhe mirëmbajtje të përhershme që garantojnë sigurinë dhe mirëqenien tuaj në kompleks.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Kuzhinë
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Garazhë