Banesa gjendet në lagjen Lakrishtë, pjesë e kompleksit të ndërtuar nga Prime Group. Kjo banesë ka një sipërfaqe prej 164 m2, është tërësisht e mobiluar me shije të lartë dhe investime shtesë. Banesa ka ngrohje qëndrore me termokos dhe klimë inverter, orientimi i saj është në drejtim lindje-jug, duke siguruar ndriçim të mjaftueshëm natyral gjatë ditës. Kompleksi ofron hapësira gjelbëruese, parking privat, siguri dhe mirëmbajtje. Vetëm 500 metra larg qendrës së qytetit, kompleksi është i rrethuar nga shumë restaurante, banka, fitnes dhe biznese të ndryshme. * Garazha është e përfshirë në çmim.
Banesa ka këtë renditje:
- Kati i 1-rë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Banjo
| 1 Terasë
- Kati i 2-të:
| 3 Dhoma gjumi
| 1 Banjo