Banesa gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin e ndërtuar nga kompania e ndërtimit “DP Partners”, kompleks ky i cili gjendet në lagjen Mati 1, rruga C në një lokacion të favorshëm dhe me qasje të lehtë në rrugën B. Kompleksi është i organizuar mirë, posedon kënde lojrash për fëmijë, gjelbërim, ka parking nëntokësor dhe të jashtëm si dhe infrastrukturë moderne me distancë të mjaftueshme mes objekteve, ashensor funksional si dhe mirëmbajtje të ndërtesës. Banesa është tërësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, ka gjithësej 58m2 Neto (67m2 Bruto) sipërfaqe si dhe ka orientim Jug. *Banesa ka fletë poseduese dhe shitet e mobiluar.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo