Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin “Gjina”, kompleks ky i ndërtuar me standarde dhe kualitet të lartë. Kompleksi "Gjina" është i vendosur shumë pranë “rrugës A” në një zonë me shumë hapësira të gjelbërta, duke ofruar një mjedis të bukur dhe të qetë. Banesa është e re dhe e gatshme për shfrytëzim, ka sipërfaqe prej 75m2, ka ngrohje qëndrore me kalda elektrike si dhe ka orientim perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo