Toka gjendet në Suhadoll, komuna e Graçanicës, përballë hyrjes së lagjes Marigona Residence. Pozita e kësaj prone është tejet strategjike, duke qenë në një zonë që po zhvillohet me intensitet dhe që lidh biznese të njohura si Atlantik, Vitaminka, Neptun dhe kompani të tjera të cilat operojnë me zyra qendrore dhe depo në këtë pjesë.
Toka ka sipërfaqe totale prej 9,700m² dhe përmasa shumë të përshtatshme për zhvillim. Gjatësia përgjatë rrugës arrin në rreth 124m, ndërsa gjerësia është afërsisht 80m, çka e bën pronën të lehtë për shfrytëzim dhe të përshtatshme për ndërtim objektesh afariste, depo industriale apo komplekse të karakterit multifunksional.
Lokacioni i saj siguron qasje të drejtpërdrejtë në rrugët kryesore dhe infrastrukturën ekzistuese të zonës, duke e kthyer këtë pronë në një mundësi reale investimi për zhvilluesit që kërkojnë një parcelë të madhe, me potencial të lartë për rritje të vlerës dhe kthim të investimit.