Banesa gjendet në lagjen "Marigona Hill" lagje kjo e re dhe moderne, me shtigje ecjeje, fusha sportive, dhe kënde lojërash për fëmijë. Kjo do t'ju ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për të shijuar bukurinë e natyrës në zonën ku ju jeni duke jetuar. Banesa ka nje pozicion shum te mire pasi qe eshte ne perdhese e cila ka qasje nga terasa ne ambiente te lagjes. Gjithashtu, banesa ofron një standard të lartë të jetesës, me shërbime mirëmbajtjeje të disponueshme, si pastrim rrugësh, heqje mbeturinash, mirëmbajtje rrjeti dhe siguri të lartë. Banesa rrethohet me ballkone të mëdha që ju ofrojnë një pamje të mrekullueshme të Prishtinës, Gërmisë dhe maleve përreth. Ndërtesat ndodhen afër shëtitoreve që përmbajnë restaurante, kafiteri, dyqane që ju mundësojnë të gjitha kushtet për jetesë, hapësira për argëtim, hapësira për aktivitete sportive. Banesa posedon ngrohje qëndrore me pompë termike dhe ka një sipërfaqe totale prej 245m2 ku 155m2 janë banim kurse 90m2 janë terasë.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 dhoma gjumi (1 Master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në dhomën e gjumit)
| 1 Tualet
| 1 Terasë (90m2)
| 2 Garazha (të përfshira në cmim)