Tarracieri gjendet në lagjen Marigona Hill, një rezidencë moderne e ndërtuar me standarde të larta, e pozicionuar në një nga lokacionet më të kërkuara për banim. Banesa ka një sipërfaqe totale prej 237m2 prej te cilave 155m² jane banim dhe 82m² tarracë. Banesa është e gatshme për banim dhe pjesë e një ndërtimi cilësor që garanton jetë të qetë dhe praktike. Ajo është e pajisur me sistem Smart Home, duke mundësuar kontroll të lehtë dhe efikas të pajisjeve dhe sistemeve të shtëpisë. Ngrohja qendrore me pompë termike siguron efikasitet energjetik, ndërsa fshesa qendrore ofron komoditet shtesë në mirëmbajtje. Me orientim nga perëndimi, banesa përfiton ndriçim natyral dhe pamje atraktive, duke e bërë një vendbanim të veçantë për ata që kërkojnë rehati, stil dhe funksionalitet në një nga lagjet më prestigjioze të kryeqytetit.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhome ndenje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 në master bedroom)
| 1 Tualet
| 1 Lavanderi
| 1 Terasë (82m2)
| 1 Garazhë