Ky penthouse gjendet në lagjen Kodrina, në kompleksin Kodrina, kompleks ky që po ndërtohet nga kompania e njohur Tregtia. Objekti ka qasje të drejtpërdrejtë nga rrotullimi i cili lidhë rrugën “C”dhe rrugën “Muharrem Fejza” duke ofruar një lidhje të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë me rrugët kryesore të qytetit.
Penthouse ka një sipërfaqe totale prej 277m2 prej të cilave 252m² janë sipërfaqe e brendshme neto dhe një tarracë prej 25m² që ofron pamje të hapur, privatësi dhe mundësi për shfrytëzim të ambientit të jashtëm. Banesa ka ngrohje qëndrore me rrymë, orientimi Veri - Perëndim - Jug - siguron ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje panoramike të papenguar të qytetit si dhe pozicionohet në një ndër objektet më të favorshme brenda kompleksit, menjëherë pranë parkut të Kodrinës.
Banesa ka këtë renditje
| 1 Dhomë ndenje
| 4 Dhoma gjumi
| 1 Kuzhinë
| 3 Banjo
| 1 Utilit
| 1 Depo
| 3 Ballkona
| 1 Terasë (25m2)
| 1 Garazhë me depo(e përfshirë në çmim)