Lokali gjendet në lagjen Mati 1, ka sipërfaqe 109.03m2, është i pozicionuar në katin përdhesë me dalje të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore në rrugën Astrit Rrushi, afër shkollës fillore “Pavarësia” dhe me lidhje të shpejtë me rrugën Muharrem Fejza. Lokacioni është ideal për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme afariste si zyre profesionale, ordinancë mjekësore, klinikë dentare, market, kafiteri moderne apo biznese të tjera shërbyese që kërkojnë qasje të lehtë dhe dukshmëri të lartë në një zonë me frekuentim të madh. Lokali ofron dy parkingje të rezervuara para objektit duke shtuar funksionalitetin dhe komoditetin për klientë apo staf dhe është i pajisur me dokumentacion të rregullt pronësor me fletë poseduese. Ambienti i brendshëm është fleksibil për përshtatje sipas nevojave të ndryshme biznesore duke e bërë këtë pronë një mundësi ideale investimi në një nga zonat më të zhvilluara të Prishtinës.