Objekti gjendet në lagjen Arbëria-Dragodan, në një lokacion tejet të favorshëm me qasje të lehtë nga katër drejtime të ndryshme që e bëjnë atë ideal për përfaqësi diplomatike apo institucione ndërkombëtare që kërkojnë siguri, funksionalitet dhe privatësi të lartë. Objekti ka një sipërfaqe prej 610 m2 dhe është ndërtuar mbi një truall prej 10 ari si dhe 6 ari të dedikuara për parking me kapacitet për deri në 30 vetura. Objekti është projektuar dhe ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare për ambasada duke përfshirë elemente të avancuara sigurie si sistemi i alarmit kundër zjarrit, kamerat e sigurisë, rrethojat mbrojtëse të larta 3 metra, dyert speciale të blinduara, dritaret e blinduara dhe dy dalje emergjente. Objekti posedon dy hyrje të ndara njëra nga ana e sipërme e cila ofron qasje direkte në zonën e parkingut ndërsa pjesët përreth objektit janë të rregulluara me bahçe në të dy anët, përpara dhe prapa. Ngrohja qëndroe është me sistem të kombinuar me naftë dhe energji elektrike, si dhe cdo dhomë pune ka klimë qe siguron ambient të pershtatshëm për punë në ditët e ngrohta. Objekti gjithashtu përmban një gjenerator me kapacitet prej 75 kilovatësh, një rezervuar nafte prej 2,500 litrash dhe një rezervuar uji rezervë me kapacitet prej 8,000 litrash. Orientimi i shtëpisë është nga lindja, jugu dhe perëndimi, gjë që mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe krijon një ambient të ngrohtë dhe komod për banim ose funksione institucionale. Objekti ka këtë renditje:
- Përdhesa:
| 4 Hapësira te depove
- Kati i 1-rë:
| 1 Recepcion
| 1 Sallë për konferenca
| 1 Depo
| 1 Banjo
| 1 Depo e ngrohjes qendrore
- Kati i 2-të:
| 4 Dhoma pune
| 1 Salle për konferenca
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Terasë
- Kati i 3-të:
| 4 Dhoma pune
| 1 Banjo
| 1 Ballkon