Banesa gjendet në lagjen Aktash, përballë shkollës fillore “Naim Frashëri”. Me një pozicion jashtëzakonisht atraktiv, ajo është vetëm 2 minuta larg nga sheshi i qytetit, duke ofruar qasje të shpejtë dhe të lehtë në zemër të kryeqytetit. Banesa ka një sipërfaqe prej 200 m² që siguron një hapësirë shumë komode dhe funksionale për jetesë. Është e pajisur me sistem ngrohjeje qendrore me rrymë, duke garantuar komoditet dhe efikasitet gjatë sezonit të dimrit. Gjithashtu ndodhet në një lokacion me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë të rehatshme si shkolla, qerdhe, supermarkete, farmaci, qendra mjekësore dhe hapësira rekreative. Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (1 ne master bedroom)
| 2 Ballkona