Banesa gjendet në lagjen Aktash më saktësishtë në rrugën “Mitrovica” afër restuarant "Sonders", në një lokacion shumë të përshtatshëm dhe lehtë të qasshëm në të gjitha lagjet e qytetit. Qasja e lehtë në rrugët kryesore dhe qendrën e qytetit e bën atë një opsion tërheqës. Banesa ka një sipërfaqe prej 170m2, është e pajisur me një sistem të avancuar të sigurisë, përfshirë alarm sigurie, kamera 24/7, alarm zjarri, interfon dhe gjenerator. Për më tepër, banesa është e dizajnuar dhe e mobiluar me mobilje moderne, duke krijuar një ambient të bukur dhe të këndshëm. Struktura e banesës ofron hapësira të mjaftueshme për përdorim të shumëllojshëm, është e pajisur me sistemin e ngrohjes qëndrore me pelet, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të komoditetshëm për banorët. Orientimi Lindje - Perëndim i banesës sjell përfitime të ndriçimit natyral të mjaftueshëm gjatë gjithë ditës.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)