Banesa gjendet në lagjen Tophane, më saktësisht në objektin afarist – banesor “Ted Residence” të ndërtuar nga “Lesna”. Lokacioni i banesës është i përtatshëm pasi që ka qasje direkte në rrugën kryesore, lidhet direkt me lagjen Arbëria dhe Qendrën si dhe afër ka insitucione dhe shërbime të ndryshme si: shkolla, markete, kafiteri etj. Banesa është ndërtim i ri, ka gjithësej 62.56m2 sipërfaqe, ka orientim lindje, si dhe posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo