Shtëpi me 4 dhoma gjumi në shitje në lagjen Taukbahçe – Vargu i Blertë

363,500 € Per Shitje Prishtina-Sofali-Rr.Gjon Buzuku

Shtëpi gjendet në lagjen Taukbahçe, lagjja e mbyllur “Vargu i Blertë”, e ndërtuar nga kompania “Pozhegu Brothers”. Me një sipërfaqe prej 269.16 m² të ndarë në disa nivele dhe të vendosur në një truall prej 2.67 ari. Pozita gjeografike e shtëpisë është ndër avantazhet e saj më të mëdha. Ajo ndodhet pranë parkut të Taukbahçes dhe ka qasje të shpejtë në disa rrugë kryesore që lidhin zonën me qendrën e qytetit dhe pjesët tjera periferike. Pranë ndodhen të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetë të qetë dhe të rehatshme: shkolla, çerdhe, supermarkete, qendra shëndetësore dhe më shumë. Shtëpia është e orientuar nga lindja, jugu dhe perëndimi, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një pamje të mrekullueshme falë pozicionit të lartë dhe ambientit të rrethuar nga natyra. Shtepia ka këtë renditje: -Përdhesa: | 1 Dhomë ndenje | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo - Kati i 1-rë: | 3 Dhoma gjumi ( 1 master bedroom) | 2 Banjo ( 1 në master bedroom) | 1 Depo | 1 Terasë - Kati i 2-të” | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Tualet | 1 Terasë | 1 Ballkon | 1 Lavanderi

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T4537

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
269 0 4 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim
  • Garazh: 2.00

Vendodhja e prones