Shtëpi me 5 dhoma gjumi në shitje në lagjen Sofalia, afër Parkut të Gërmisë.

550,000 € Per Shitje Prishtina-Sofali-

Shtëpia ndodhet në lagjen Sofalia, pranë Parkut të Gërmisë, dhe ka një sipërfaqe trualli prej 3.85 ari, sipërfaqe banimi prej 512.70m2 Bruto dhe një terasë prej 70.35m2. Orientimi Jug-Lindje i mundëson ndriçim natyral dhe pamje të hapura drejt parkut dhe pishinës së Gërmisë.
Prona është ndërtuar me standarde të larta dhe ofron hapësira të bollshme dhe funksionale. Dhomat e gjumit janë të mëdha dhe të ndriçuara, ndërsa sistemi i ngrohjes funksionon me pelet dhe rrymë, i kombinuar me panele solare për ngrohjen e ujit. Shtëpia ka gjithashtu kamin dhe në katin e sipërm një terasë të pajisur me grill.
Me pozitë të privilegjuar pranë natyrës dhe ndërtim cilësor, kjo pronë ofron kushte të përshtatshme për një jetesë komode.
Shtëpia ka këtë renditje:
-Bodrumi 135.57m2:
| Parking për 3 vetura
| Utility
| Dhoma e pajisjeve të ngrohjes

-Kati përdhesë 135.57m2:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo

-Kati i I-rë 135.57m2:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në master bedroom)
| 1 Ballkon


-Nënkulmi 105.99m2:
| 1 Dhomë për rekreacion
| 1 Dhomë për zyre
| 1 Terasë (70.35m2)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T1547

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
513 0 5 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë,Pelet
  • Paisje ekstra: Kamera,Alarm zjarri,Air condition,Rezervuar uji,Kamin
  • Orientimi: Lindje,Jug,Veri
  • Garazh: 3.00

Vendodhja e prones