Toka për shitje ndodhet në Llapllasellë, Komuna e Graçanicës, në hyrje të lagjes “Lagjja Jonë”, në një lokacion shumë të përshtatshëm me qasje të shpejtë në rrugën kryesore nga e cila është e larguar vetëm rreth 50 metra. Ka një sipërfaqe prej 9 ari (900m²) e ndarë në 3 parcela me nga 3 ari (300m2), me dimensione prej 52 metra gjatësi përgjatë rrugës kadastrale dhe gjerësi rreth 17.5 metra. Zona ku ndodhet parcela është në zhvillim të vazhdueshëm dhe karakterizohet nga investime të mëdha, përfshirë ndërtimin e shtëpive rezidenciale dhe zhvillimin e bizneseve të ndryshme përgjatë rrugës kryesore, e cila lidh Llapllasellën me rrethin e Çagllavicës dhe me udhëkryqin e Graçanicës. Ky pozicion strategjik e bën parcelën të përshtatshme si për ndërtim rezidencial ashtu edhe për projekte të vogla afariste.