Banesë me 2 dhoma gjumi në lagjen Mati 1 – Rruga C

153,585 € Per Shitje Prishtina-Mati 1-Rruga C

Banesa gjendet në lagjen Mati 1, rruga C më saktësisht mbrapa marketit MAXI-24, në objektin "Sima Com". Kjo banesë është ndërtuar me një kualitet të lartë dhe ofron hapësira të rehatshme për banim. Ky kompleks është dizajnuar me kujdes dhe ka një oborr të bukur që i përket kompleksit dhe që ofron hapësira të përbashkëta për banorët e tij. Sipërfaqja totale e banesës është 84.9m2. Banesa është e pajisur me ngrohje qendrore me kalda elektrike, e cila funksionon me sistem nën dysheme. Ky sistem I ngrohjes ju lejon të kontrolloni temperaturën e banesës në mënyrë efikase dhe të sigurojë një ambient të ngrohtë dhe të këndshëm gjatë gjithë sezonit dimëror. Banesa ka orientim Jug-Perëndim orientim ky që i jep banesës avantazhin e përfitimit maksimal nga ndriçimi natyral gjatë ditës. Kjo banesë ofron mjedisin e përshtatshëm për të jetuar, me dhomat e gjera dhe dritare të mëdha që lejojnë hyrjen e dritës natyrale. Gjithashtu, vendndodhja e kësaj banese është e favorshme, pasi gjendet në një lagje e cila ka akses të lehtë në rrugët kryesore të qytetit. * Banesa ka fletë poseduese dhe një garazhë është e perfshirë në cmim. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 2 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 1 Depo | 1 WC | 1 Ballkon | 1 Garazhë (12.37m2)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T4475

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
85 0 2 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Alarm zjarri,Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Jug,Perëndim
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones