Banesa ndodhet në lagjen Prishtina e Re, në objektin afarist – banesor të ndërtuar nga kompania "Alb Dizajn". Lokacioni i banesës është shumë i përshtatshëm pasi që gjendet në rrugën kryesore “Shkupi” dhe lidhet direkt në Veternik, afër ndodhet qendra tregtare “Albi Mall”. Banesa ka një investim shumë të mirë duke filluar nga izolimi i jashtëm dhe i brendshëm, laminati, dritaret dhe qeramika cilësore. Banesa ka sipërfaqe totale prej 91.66m2, posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike si dhe ka orientim Perëndim.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Depo