Objekt 1,000m2 në shitje në lagjen Arbëria

2,437,000 € Per Shitje Prishtina-Arbëria - Dragodan-

Objekti ndodhet në lagjen Arbëria (Dragodan), vetëm 250 metra larg rrethit që lidh lagjen Arbëria me lagjet Tophane dhe Lakrishtë. Ky pozicion strategjik e bën pronën shumë të përshtatshme për zhvillime të ndryshme, duke përfshirë banimin, hotelerinë apo destinime të tjera komerciale. Me një sipërfaqe toke prej 6.35 ari (635m2) si dhe sipërfaqe objekti prej 1,000m² të shpërndara në 4 kate, plus 252m² terasë, e cila ofron pamje të mrekullueshme dhe hapësira të hapura për relaksim apo shfrytëzim shtesë si dhe 370m² sipërfaqe lokal, objekti ofron një strukturë të bollshme dhe funksionale për t’u përshtatur sipas nevojave të investitorit. Objekti është i orientuar në drejtimet Lindje - Jug - Perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës ndërsa gjendja aktuale e objektit është shumë e mirë, duke lejuar përdorimin e menjëhershëm për banim ose për t’u përshtatur në një destinim tjetër si hoteleri ose hapësira të ndryshme biznesi. Pozita e favorshme e pronës dhe qasja e lehtë në arteriet kryesore të qytetit e bëjnë atë një mundësi ideale për investitorët që kërkojnë të zhvillojnë një projekt të rëndësishëm. Arbëria njihet si një lagje elitare e Prishtinës, e cila ofron një infrastrukturë të zhvilluar, qasje të lehtë në qendër të qytetit dhe afërsi me zona të tjera të rëndësishme. Ky objekt është një mundësi unike për të investuar në një pronë me potencial të madh zhvillimi, që kombinon hapësirat e bollshme, pozicionin strategjik dhe mundësitë e shumta të shfrytëzimit.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Commercial Complex Used T4294

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
1625 1370 0 0

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones