Banesa gjendet në lagjen Emshir-Kalabria, pranë qendrës tregtare Dardha, në rrugë kryesore, duke ofruar një lokacion shumë të përshtatshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm. Banesa ka 248m2 sipërfaqe, ku 168m2 janë sipërfaqe e brendshme të cilat figurojnë në fletën poseduese, si dhe 80 m² tarracë e cila është në shfrytëzim me qasje të vetme nga kjo banesë. Afër banesës gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme për banim, duke përfshirë dyqane, restorante, shkolla, dhe transport publik. Ngrohja qendrore është me rrymë, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe komod gjatë dimrit dhe ka orientim jug-lindje. *Banesa është e pajisur me fletë poseduese dhe posedon 2 vendparkime dhe 2 depo.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhine me tyrezari
| 4 Dhoma gjumi
| 2 Banjo
| 1 Toalet
| 1 Terasë
| 2 Vendparkime
| 2 Depo