Shitet toka me sipërfaqe 142 ari në Hajvali

1,533,600 € Per Shitje Hajvali--

Toka gjendet në zonën e Hajvalisë, brenda komunës së Prishtinës, që ofron një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e projekteve të ndryshme ndërtimore. Me një sipërfaqe prej 142 ari (14,200m2), ky truall ka një formë të rregullt me dimensione afërsisht 105m në gjërësi dhe 135m në gjatësi, që e bën atë ideal për ndërtimin e një kompleksi rezidencial ose një projekti tjetër. Ndodhet vetëm 250m larg rrugës kryesore që lidh kryeqytetin me Graçanicën, duke e bërë këtë vendndodhje të lehtësisht të qasshme dhe me një pozicion strategjik. Për më tepër, trualli është i pajisur me rrugë kadastrale në të dy anët; nga njëra anë me rrugë të shtruar me asfalt dhe nga ana tjetër me rrugë të ndërtuar me kubëza, që shton më shumë vlerën dhe aksesin e lehtë në pronë. Infrastruktura thelbësore siç janë rryma, uji dhe kanalizimi janë gjithashtu të disponueshme për kyçje në këtë zonë, duke e bërë këtë truall edhe më tërheqës për zhvillime të ardhshme. Vendndodhja e saj e dhe infrastruktura e bëjnë këtë pronë një mundësi të veçantë për investitorët që kërkojnë të zhvillojnë një lagje rezidenciale ose ndonjë projekt tjetër që do të përfitonte nga ky vend strategjik dhe lehtësia e aksesit.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Land For low construction T3881

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
14200 --

Vendodhja e prones