Shtëpi me 6 dhoma gjumi në shitje në lagjen Qëndresa

350,000 € Per Shitje Çagllavicë-Lagjja Qëndresa-

Shtëpia gjendet në lagjen Qëndresa, mbrapa qendrës tregtare “Grand Store”, në një zonë të përshtatshme për jetesë. Ajo ofron një qasje shumë të lehtë në rrugën kryesore, duke e bërë të lehtë lëvizjen drejt qytetit dhe pikave të tjera kyçe. Shtëpia ndodhet në një truall prej 3.74 ari, duke ju ofruar hapësirë të mjaftueshme për të jetuar. Sipërfaqja banimi prej 327m2 në 3.74 ari truall ofron hapësira të gjerë dhe komode për ju dhe familjen tuaj. Kjo shtëpi është ndërtuar me një izolim shumë të mirë, që siguron një klimë të rehatshme dhe redukton humbjen e energjisë. Oborri i shtëpisë është i rregulluar dhe i mirëmbajtur, duke ju ofruar një hapësirë të jashtme të këndshme për tu relaksuar dhe për të organizuar aktivitete të ndryshme. Ngrohja e shtëpisë është e siguruar me sistem qëndror me kalda elektrike dhe kamin, duke garantuar komoditetin dhe ngrohtësinë gjatë gjithë vitit. Shtëpia ka orientim Lindje-Jug-Perëndim. Shtëpia ka këtë renditje: - Kati Përdhesë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Depo | 1 Terasë Kati i I-rë | 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 1 Ballkon | 2 Banjo (njëra në dhomë gjumi) – Kati i II-të | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Ballkon

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3795

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
327 0 6 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë,Dru
  • Paisje ekstra: Kamin
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones