Banesë me 1 dhomë gjumi në shitje në lagjen Tophane – Orhidea

80,000 € Per Shitje Prishtina-Tophane-

Banesa gjendet në lagjen Tophane, brenda kompleksit banesor "Orhidea" të ndërtuar nga kompania e ndërtimit "Flux", e cila shquhet për cilësinë e lartë në çdo detaj të saj. Me një sipërfaqe prej 59.56m2, kjo banesë ofron një ambient të këndshëm dhe të përshtatshëm për jetesë familjare. Kompleksi banesor "Orhidea" përfshin një hapësirë të gjerë dhe të gjelbër, duke ofruar një atmosferë të qetë dhe të rehatshme për banorët. 75% e kompleksit ka hapësirë të lirë dhe gjelbërim, ku do të ndieni rehatinë në çdo moment. Afërsia e Shkollës Fillore "Meto Bajraktari", Qendra e Mjekësisë Familjare, trafiku urban dhe qendra e qytetit që mund të arrihen për vetëm 3 minuta në këmbë, këto janë dëshmi e një lokacioni të mrekullueshëm dhe argument i fuqishëm për një investim të duhur. Banesa ka një sistem ngrohjeje qendrore me kalda elektrike me sistemin nën dysheme si dhe ka orientim Veri - Perëndim. Kombinimi i shërbimeve të kompleksit, cilësisë së ndërtimit dhe vendndodhja e favorshme e bën këtë pronë një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë një jete të përshtatshme dhe të këndshme në kryeqytet. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Dhoma gjumi | 1 Banjo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment New T3745

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
60 0 1 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon
  • Orientimi: Perëndim,Veri

Vendodhja e prones