Lokali gjendet në lagjen Ulpiana, ne rruge kryesore, me një vendndodhje të favorshme në një zonë me aktivitet biznesi intensiv dhe qasje në rrugën kryesore. Lokali është i renovuar me kujdes dhe ka një sipërfaqe prej 100m2, duke e bërë atë një hapësirë të bollshme për shfrytëzim të ndryshëm biznesesh apo për zyre. Orientimi në Jug-Perendim sjell dritë natyrale gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të këndshëm dhe të ndriçuar. Një avantazh i këtij lokali është ngrohja qëndrore me Termokos, e cila siguron një ambient të këndshëm dhe të ngrohtë gjatë muajve të ftohtë.