Shtëpi me 5 dhoma gjumi në shitje në lagjen Comfort Home - Çagllavicë

330,000 € Per Shitje Prishtina-Comfort Home-

Shtëpia gjendet në lagjen “Comfort Home”, lagje kjo e cila gjendet në Çagllavicë, komuna e Prishtinës, afër Qendrës sportive “Step” si dhe afër lagjes “Marigona 1”. Qasja shumë e shpejt në qytet dhe afërsia në shërbime të ndryshme dhe në pika kyqe të kryeqyetit e bënë këtë lokacion ideal për banim. Lagjja është e konceptit të mbyllur nën vëzhgimin e kamerave dhe alarmeve 24/7, në afërsi te lagjes ndodhet shkolla dhe qerdhja per fëmijë, po ashtu lagjja është e kompletuar me rrugë ,trotuare, parkingje, ndriqim, gjelbrim etj. Shtëpia është e dizajnuar me arkitekturë moderne dhe është e gatshme për banim, ka gjithsej 216.3m2 sipërfaqe banimi ndërsa ka edhe 2.64 ari truall në fletë poseduese. Shtëpia posedon ngrohje qendrore me pompë termike (Daikin), ka fshesë qendrore te integruar në muri, parket kualitativ, dritare 3 shtresore, qeramikë dhe sanitari cilësore, po ashtu ka orientim lindje – perëndim. Shtëpia ka këtë renditje: - Kati përdhesë: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Depo - Kati i I-rë | 3 Dhoma gjumi | 1 Banjo | 2 Ballkona Nënkulmi: | 1 Dhomë gjumi

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T3684

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
216 216 5 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera
  • Orientimi: Lindje,Perëndim

Vendodhja e prones