Objekti afarist gjendet në lagjen Matiqan më saktësisht përballë Shkollës “Mileniumi i tretë”. Me një sipërfaqe prej 2000m2 dhe zyre administrative prej 350m2, kjo pronë ofron një hapësirë të gjerë dhe të manipulushme sipas nevojës. Objekti është i ndarë në 3 kate: dy prej tyre kanë nga 850 m2, ndërsa gjysma e njërit kat ka 200m2 që bën objektin shumë të përshtatshëm për lloje të ndryshme të veprimtarive, përfshirë shkolla, spitale, veprimtari prodhuese. Përveç kësaj, objekti disponon një terasë prej 90m2. Objekti ka poashtu një lift industrial i cili ndihmon në bartjën e qfare do materiali deri në 6 ton. Lokacioni i objektit dhe qasja e lehtë në qytet e bëjnë atë tërheqëse për shumë lloje të bizneseve dhe institucione. Orientimi lindje-perendim i objektit është një avantazh shtesë, duke ndihmuar në ngrohjen natyrale të hapësirës së brendshme, ndërsa ngrohja qendrore është me dru .Kjo pronë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për investime në fushën e arsimit, shëndetësisë, ose prodhimit në një vend të qetë dhe të lehtësisht të arritshëm në qytet.