Banesa gjendet në lagjen Prishtina e Re, në një pjesë të qetë dhe mjaft të përshtatshme për banim e cila ka lidhje të shpejtë me rrugën A. Objekti Residio 8, është ndërtuar nga kompania “Partner & Dervisholli”, e dalluar për cilësi të lartë ndërtimi dhe standarde moderne. Pozita gjeografike është mjaft strategjike, pasi ndodhet ndërmjet lagjes Prishtina e Re dhe Matiqanit, duke i dhënë zonës perspektivë zhvillimi të vazhdueshëm. Banesa ka sipërfaqe totale prej 119.7m², me organizim të hapur dhe funksional që ofron komoditet maksimal. Orientimi i dhomave të gjumit është jug-perëndim, duke ofruar ndriçim natyral gjatë mëngjesit, gjë që e bën hapësirën të ndriçuar dhe të freskët gjatë ditës. Lokacioni është shumë i favorshëm, me qasje të shpejtë në disa drejtime të qytetit, ndërkohë që ofron qetësi, larg zhurmës së qendrës, por vetëm pak minuta larg saj.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhine me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (1 masterbedroom)
| 2 Banjo
| 1 Ballkon