Banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Mati 1

181,000 € Per Shitje Prishtina-Mati 1-

Banesa gjendet në kompleksin "Sarajet e Matit" e ndërtuar nga kompania “Pozhegu Brothers” në rrugën "Ndue Përleshi", një vendndodhje e favorshme me lehtësi të aksesit në rrugën "Isa Kastrati", rrugën B si dhe në rrugën C. Banesa ka tre dhoma gjumi, ofruar për t'ju dhënë hapësirë komode për ju dhe familjen tuaj. Me një sipërfaqe totale prej 134.1 m2, e cila gjithashtu shitet me mobilje, banesa ka vend për të ofruar ambientet e rehatshme dhe të nevojshme për jetesën tuaj të përditshme. Sistemi i ngrohjes me rrymë siguron një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë muajve të ftohtë të vitit. Ju mund të kontrolloni temperaturën e banesës sipas preferencave tuaja, duke krijuar një atmosferë të përshtatshme për ju dhe familjen tuaj. Për sigurinë tuaj dhe të banesës, ndërtesa ka instaluar kamera sigurie. Kjo ofron një ndjenjë të lartë sigurie dhe mbikëqyrjeje për të ndier veten më të rehatshëm brenda banesës suaj. Banesa ka ndriçim natyral dhe dritë të mjaftueshme nëpër dhomat e banesës gjatë ditës. Banesa poashtu ka fletë poseduese të rregullt, duke ju ofruar siguri dhe dokumentacion të nevojshëm për bartjen e pronësisë në emrin tuaj. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari |3 Dhoma gjumi | 2 Banjo ( Master bedroom ) | 1 WC | 1 Ballkon | 1 Depo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T3628

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
134 0 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon

Vendodhja e prones