Banesa gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin Dafina të ndërtuar nga kompania e ndërtimit “Standard". Pozicioni i saj është shumë i përshtatshëm, duke ofruar qasje të shpejtë dhe të lehtë në disa drejtime të qytetit, si dhe duke qenë e rrethuar me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode dhe të organizuar, si supermarkete, institucione arsimore, shëndetësore, kafiteri dhe stacione të transportit publik. Me një sipërfaqe neto prej 56m², banesa është projektuar në mënyrë funksionale dhe ofron një ndarje të brendshme të rregullt dhe komode në raport me metrat katrorë që posedon. Ajo ka orientim lindor, çka mundëson ndriçim natyral dhe të këndshëm gjatë pjesës së parë të ditës. Ngrohja qendrore është me kallda elektrike. *Në cmim është e përfshire garazha.
Banesa ka këtë renidtje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)