Zyre me 12 dhoma pune me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

5,000 € / Muaj Per Qira Prishtina-Arbëria - Dragodan-

Objekti gjendet në lagjen Arbëria (ish-Dragodan), afër restaurantit Amadeus. Ky objekt modern me sipërfaqe prej 750m²,është i përshtatur dhe i dedikuar për aktivitete administrative dhe zyrtare. Objekti është i ndarë në 12 zyra funksionale, ku dy prej tyre ofrojnë hapësira të mëdha me sipërfaqe prej 140m² dhe 150m², ideale për zyra ekzekutive ose salla takimesh. Përveç zyrave, objekti përfshin: - | 2 garazha të mbyllura - | 1 ballkon - | 2 terasa - | 3 banjo - | 3 tualete Objekti është i pajisur me infrastrukturë teknike dhe materiale ndërtimi të nivelit të lartë, duke përfshirë: Dyer dhe dritare të standardit të lartë “KBS”, Sistem ventilimi “Bosch”, Ngrohje qëndrore “Tieme” me kontroll të temperaturës “Bticino”, Instalime elektrike dhe rrjeti me standarde CE nga “ELAN” dhe “Bticino”, Dritë 100% LED dhe ndriçim emergjent “Schneider”, Laminat cilësor 1.5cm C5, Gjenerator 48KW “Perkins – UK” për furnizim të pandërprerë me energji, Rezervuar uji automatik 4000L, Sisteme të sigurisë dhe mbikëqyrjes: alarm sigurie “Paradox”, alarm zjarri “Kentec Electronics”, CCTV kamera “Sony”, Sistemi i ujitjes së oborrit “Gardena”, Kontroll i hyrjes me teknologji “ZK Technology”, Rrjet LAN dhe sistem telefoni me kabllim “Belden” në të gjithë objektin. Kjo pronë ofron kushte të shkëlqyera për kompani, institucione apo organizata që kërkojnë ambiente profesionale, të sigurta dhe tërësisht funksionale në një nga zonat më elitare të kryeqytetit.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Office Used T1346

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
750 0 0 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pelet
  • Paisje ekstra: Alarm Sigurie,Kamera,Alarm zjarri,Air condition,Rezervuar uji,Gjenerator
  • Garazh: 2.00

Vendodhja e prones