Objekt 4025m2 me qira në Çagllavicë

12,000 € / Muaj Per Qira Çagllavicë--

Objekti gjendet në Çagllavicë (Magjistralen Prishtinë-Ferizaj ka një sipërfaqe totale prej 4025m2, është një mundësi e jashtëzakonshme për ndërmarrjet dhe aktivitetet e ndryshme që janë në kërkim të një hapësire të re dhe funksionale. I vendosur në një lokacion të çmuar në Çagllavicë, në rrugën kryesore të magjistrales Prishtinë-Ferizaj, ky objekt ofron një gamë të gjerë të përmasave dhe ambienteve që mund të përshtaten me nevojat dhe kërkesat e ndërmarrjeve të ndryshme. Sipërfaqja totale prej 4025m2 është shpërndarë në tri kate funksionale dhe një terasë, duke përfshirë: Bodrumi (Sipërfaqe 761.8m2): I cili është i përshtatshëm për deponimin e mallrave. Siguron mundësinë e ruajtjes së mallrave dhe pajisjeve në një ambient të sigurt dhe të qendrueshëm. Përdhesa (Sipërfaqe 732m2): Kati përdhesë është një hapësirë e përshtatshme për tregti, showroom, ose përdorime të tjera të komerciale. Me sipërfaqen e saj të gjerë, mundëson organizimin e ambienteve të ndryshme funksionale dhe prezantuese. Katet 1-3 (Sipërfaqe 844m2 secila): Keto kate ofrojnë hapësira të diversifikuara për zyrat, ndërtesat administrative, ose çdo lloj aktiviteti që kërkon ambiente të segmentuara. Me një sipërfaqe të përshtatshme për ndarjen e hapësirave në mënyrë të efikasme, këto kate mund të përdoren për qëllime të ndryshme të biznesit. Terasa: Objekti është i pajisur me ashensor me kapacitet 2000kg si dhe me një terasë të këndshme, e cila mund të përdoret për aktivitete të hapura ose relaksim për punonjësit dhe klientët. Gjatë ndërtimit të këtij objekti, është kushtuar kujdes i veçantë për të krijuar hapësira të ndara dhe të përshtatshme për shumë lloje të aktiviteteve të biznesit. Ky objekt ofron mundësinë e parkimeve të jashtme dhe të brendshme, duke e bërë më të lehtë qasjen dhe logjistikën për klientët dhe stafin. Poashtu objekti ofron një mundësi të rrallë për ndërmarrjet që janë në kërkim të një hapësire të gjerë, funksionale dhe të përshtatshme për veprimtaritë e tyre. Lokacioni i favorshëm, ndërtimi cilësor dhe ndarja e hapsirave bëjnë këtë objekt të përshtatshëm për një gamë të gjërë të sektorëve të biznesit.

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Commercial Complex New T3465

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
4025 0 0 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Jug,Perëndim
  • Garazh: 20

Vendodhja e prones