Banesë me 1 dhomë gjumi në shitje në lagjen Bregu i Diellit

84,500 € Per Shitje Prishtina-Bregu i Diellit-

Banesa gjendet në kompleksin "VA Residence 2", i ndërtuar nga Vëllezërit Asllani me standarde të larta dhe me materiale kualitative. Ky kompleks ofron një ambient tërheqës dhe një kualitet të lartë të banimit për banorët e tij. Me një sipërfaqe prej 64.98m2, ky apartament ofron hapësira të bollshme dhe të përdorshme, e bërë më e përshtatshme për individë, çiftë ose një familje të vogël. Dritaret e apartamentit janë të projektuara me 3 xhama, duke i dhënë ambientit dritë natyrale të mjaftueshme gjatë gjithë kohës së ditës dhe një pamje të mrekullueshme të qytetit.. Ky apartament është pajisur me elemente të ndryshme të kualitetit të lartë, duke përfshirë keramika të veçanta dhe sanitari moderne, të cilat e bëjnë banesën elegante dhe të përshtatshme për jetesë. Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është lokacioni i saj i përshtatshëm dhe lehtë i qasshëm në rrugën B dhe rrugën "Gazmend Zajmi". Kjo e bën të ideale për ato persona që duan të jenë në afërsi të transportit public, shkollave, dyqaneve, restoranteve dhe pikave të interesit tjetër. Përveç kësaj, banesa ka sistem ngrohjeje qëndrore me rrymë e cila siguron kujdesin për temperaturën gjatë sezonit dimërorë. Kjo është një zgjidhje efikase dhe e ekonomisë së energjisë, e cila i bën shpenzimet tuaja më të ulëta në faturat e energjisë. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhome ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Dhomë gjumi njëra | 1 Ballkon | 1 Depo | 1 Banjo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Under Construction T3386

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
65 0 1 1

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Orientimi: Jug

Vendodhja e prones