Lokali gjendet në qendër të Prishtinës, në rrugën “Garibaldi”, shumë afër sheshit “Zahir Pajaziti” dhe hotelit “Grand”. Lokacioni karakterizohet nga frekuentimi i lartë dhe qasja e lehtë në pikat kryesore të qytetit. Pozita buzë rrugës kryesore, me hyrje të drejtpërdrejtë nga rruga dhe mundësi për vendosjen e reklamës, i ofron biznesit dukshmëri të mirë dhe ekspozim të vazhdueshëm ndaj kalimtarëve. Lokali ka një sipërfaqe totale prej 90m2 dhe është i gatshëm për shfrytëzim. Aktualisht, posedon interier tërësisht të ri dhe të papërdorur, të dedikuar për butik, duke krijuar kushte të përshtatshme për zhvillimin e një aktiviteti në fushën e shitjes me pakicë. Hapësira ofron gjithashtu mundësi për përshtatje sipas nevojave të veprimtarisë së biznesit. Lokali posedon ngrohje qendrore me Termokos dhe ka orientim nga perëndimi.