Tarracier për shitje në lagjen "Marigona Hill", një zonë e re dhe moderne. Kjo lagje ofron një mjedis të qetë dhe të sigurt, shtigje për ecje, fusha sportive dhe kënde lojërash për fëmijë. Lagjja ka gjithashtu shërbime të mirëmbajtjes për pastrimin e rrugëve, heqjën e mbeturinave, si dhe siguri të lartë. Pjesë e kompleksit janë edhe shëtitorët, restorantet, kafiteritë dhe dyqanet që e bëjnë jetesën shumë komode dhe të rehatshme. Banesa ka orientim Veri - Perëndim, është e pajisur me ngrohje qëndrore me pompë termike dhe ka nje siperfaqe totale prej 245.8m2 prej të cilave 154.9 m2 janë banim dhe 90.9m2 terasë. Banesa ka një mobilim mjaftë të mirë që përfshihet në çmim dhe i cili është bërë me stil dhe kujdes. Përveq mobilimit poashtu edhe dy garazha, si dhe një depo shtesë janë të përfshira në çmim.
*Banesa është e pajisur me fletë poseduese, e që mund të përdoret si hipotekë ne rast të blerjes me kredi.
Banesa ka kete renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 dhoma gjumi (Master bedroom)
| 2 Banjo (në dhomat e gjumit)
| 1 Tualet
| 1 Utility
| 1 Terasë (90.9m2)
| 2 Garazhë (të përfshira në cmim)