Ky penthouse gjendet në lagjen Marigona Hill, një lagje moderne dhe e organizuar që ofron një standard të lartë jetese me infrastrukturë të përkryer, siguri të lartë dhe ambiente të pastra. Penthouse-i është i mobiluar me stil modern dhe shitet i mobiluar, duke ofruar një ambient të rehatshëm dhe funksional për banim. Hapësirat e brendshme janë të bollshme, me një ndriçim të shkëlqyeshëm natyral falë hapjeve të mëdha me xhama, duke krijuar një atmosferë të ndritshme dhe të ngrohtë. Penthouse-i ka një sipërfaqe totale prej 235.24m², prej të cilave 180m² janë sipërfaqe e brendshme banimi, ndërsa terasa ka sipërfaqe 55.24m², duke krijuar hapësirë të bollshme për qëndrime në ambient të hapur. Zona e ndenjës dhe ajo e ngrënies janë të konceptuara në stil open-space, një dhomë ndenje me një kamin dhe ndriçim në dy anët e tij dhe kombinuar me një kuzhinë të pajisur plotësisht me pajisje të teknologjisë së fundit. Penthouse posedon ngrohje qendrore me pompë termike dhe terasë të madhe që ofron pamje panoramike të Prishtinës dhe maleve përreth. Lagjja Marigona Hill është lagje e konceptit të mbyllur, e cila ka sigurim 24/7, kamera monitoruese të lagjes, shëtitore për ecje, fusha sportive, shkollë fillore, markete, kënde lojërash për fëmijë e shumë shërbime të tjera. Po ashtu, do të ndërtohet një shteg që e lidh lagjen me Liqenin e Badovcit dhe Parkun e Gërmisë, duke mundësuar shijimin e natyrës dhe ajrit të pastër. Ky penthouse është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një banesë luksoze me mobilim cilësor dhe hapësira të mëdha, duke ofruar një mënyrë jetese të qetë dhe ekskluzive. *Penthouse – i ka fletë poseduese dhe dy garazha përfshihen në çmim.
Penthouse ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 dhoma gjumi
| 3 Banjo (dy në dhomat e gjumit)
| 1 Lavanderi
| 1 Depo
| 1 Terasë (55.24m2)
| 2 Garazha (të përfshira në cmim)