Banesë me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Bregu i Diellit - Pika Exclusive

280,000 € Per Shitje Prishtina-Bregu i Diellit-rr.Gazmend Zajmi

Banesa gjendet në lagjen "Bregu i Diellit", në kompleksin "Pika Exclusive", ndërtuar nga kompania e ndërtimit "4A PIKA", kompleks ky i cili ndodhet në rrugën "Gazmend Zajmi", duke ofruar një lokacion të shkëlqyer me qasje të lehtë në rrugët kryesore të qytetit si dhe në rrugën B. Ky kompleks ofron një mjedis të kujdesur dhe të sigurt, me hapësira të përbashkëta të bukura, zona të gjelbra dhe siguri të avancuar për banorët e tij. Hyrja ka dy ashensorë të prodhuesit SCHINDLER, vëzhgim 24 orësh me kamera, si dhe në kuadër të Kompleksit, është ndarë hapësirë për komunitet me sipërfaqe prej 75 m2. Banesa ka një sipërfaqe prej 117.50 m2, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për të jetuar dhe ambientuar banesën sipas dëshirave tuaja. Banesa është e orientuar në Lindje, duke siguruar ndriçim të mirë gjatë ditës. Dyert e brendshme, janë jashtë standardit me gjatësi 230cm, banjot janë të kompletuara me sanitari Italiane si dhe të gjitha dritaret janë deri në dysheme ”dritare franceze” me roleta me motor. Banesa ka një mobilim mjaftë të mirë që përfshihet në çmim dhe i cili është bërë me stil dhe kujdes. Përveq mobilimit poashtu edhe dy garazha, si dhe një depo shtesë janë të përfshira në çmim.
*Banesa është e pajisur me fletë poseduese, e që mund të përdoret si hipotekë ne rast të blerjes me kredi.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma gjumi (njëra master bedroom)
| 2 Banjo (njëra master bedroom)
| 2 Ballkona
| 1 Depo (e përfshirë në çmim)
| 2 Garazha (e përfshirë në çmim)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available Apartment Used T5630

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
118 0 3 2

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Rrymë
  • Paisje ekstra: Kamera,Ashensor,Interfon,Air condition,Rezervuar uji
  • Orientimi: Lindje
  • Garazh: 2.00

Vendodhja e prones