Kjo shtëpi ekskluzive ndodhet në lagjen Taslixhe, një nga zonat më të kërkuara për banim, e njohur për qetësinë, privatësinë, prona ofron panoramë të mrekullueshme, ajër të pastër falë afërsisë me Parkun e Gërmisë dhe Tokbashqës.
Shtëpia ka sipërfaqe banimi prej 400m², e ndërtuar në një parcelë prej 8.24 ari. Organizimi funksional përfshin tri nivele: Bodrumin, Përdhesën, Katin e Parë, duke ofruar hapësira të bollshme dhe komoditet maksimal për jetesë. E projektuar me arkitekturë moderne dhe e realizuar me investime shtesë. Kjo pronë dallohet për cilësinë e lartë të ndërtimit dhe përzgjedhjen e kujdesshme të materialeve. Ajo është e pajisur me sistem ngrohjeje qendrore me energji elektrike dhe ka orientim Jug - Perëndim. Shtëpia në parcelën prej 8.24 ari, ka një pishinë të sistemit te mbyllur e cila ka mekanizem edhe te hapjes dhe poashtu posedon edhe një aneks si objekt i veçuar nga shtëpia.
Shtepia ka këtë renditje:
- Bodrumi:
| 2 Hapsira pune (280m2)
- Përdhesa:
| 2 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Kuzhinë ndihmëse
| 1 Banjo
| 1 Ballkon
| 1 Utilit
| 1 Depo
| 1 Pishinë (300m2)
- Kati i I-rë:
| 4 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 2 Banjo (njëra në master bedroom)
| 2 Ballkona
- Aneks shtëpia
- Kati i I-rë:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 3 Dhoma të gjumit
| 1 Banjo
| 1 Depo