Zyra gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësisht në objektin afarist – banesor “Agikos”. Zyra ka lokacion shumë të përshtatshëm pasi që ka qasje në dy rrugë kryesore, ka afërsi me qendrën e qytetit si dhe ka shumë shërbime të nevojshme afër. Zyra është e renovuar dhe ofron kushte shumë të mira pune, ka sipërfaqe totale prej 96m2, posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos), si dhe ka orientim lindje. * Zyra lëshohet me qira me inventarin që shihet në foto si dhe një garazhë përfshihet në çmim.
Zyra ka këtë renditje:
| 3 Dhoma pune
| 1 Kuzhinë
| 1 Ballkon
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)