Shtëpi me 5 dhoma gjumi me qira në lagjen Sofalia

1,800 € / Muaj Per Qira Prishtina-Sofali-

Shtëpia gjendet në lagjen Sofalia, në një lokacion shumë të mirë dhe të qetë, e rrethuar nga natyra dhe gjelbërimi. Pranë saj gjenden parku i Taukbashqes dhe parku i Gërmisë, që ofrojnë mundësi ideale për relaks dhe aktivitete në natyrë. Shtëpia ndodhet në një nga zonat më të mira të Sofalisë, duke e bërë lehtësisht të qasshme për në rrugën kryesore. Me një sipërfaqe prej 453m² ku prej tyre 353m2 janë të shtrirë në tre kate dhe 100m2 janë terasë, kjo pronë ofron gjithashtu 1 vendparkim dhe ndodhet në një parcelë prej 3.65 ari. Shtëpia ka orientim jug - veri - perëndim, duke përfituar dritë natyrale gjatë gjithë ditës, si dhe posedon ngrohje qendrore me pompë termike.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Përdhesa
| 1 Garazhë
| 1 Depo
| 1 Tualet
- Kati i I-rë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Dhomë gjumi (Master Bedroom)
| 1 Banjo (në Master Bedroom)
| 1 Ballkon
| 1 Tualet
- Kati i II-të
| 4 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom)
| 2 Ballkona
| 2 Banjo (njëra në Master Bedroom)
| 1 Lavanderi
- Kulmi
| 1 Terasë (100m2)

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House Used T5217

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
453 353 5 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Orientimi: Jug,Perëndim,Veri
  • Garazh: 1.00

Vendodhja e prones