Lokali gjendet në lagjen Lakrishtë, më saktësisht në kompleksin “Ramiz Sadiku”, një ndër lokacionet më të kërkuara dhe funksionale të qytetit. Me sipërfaqe prej 200m², kjo pronë ofron hapësirë të mjaftueshme dhe fleksibile, duke qenë shumë e përshtatshme si për zyre, ashtu edhe për veprimtari të ndryshme biznesi. Lokali është i pajisur me ngrohje qendrore me termokos, çka garanton komoditet gjatë gjithë sezonit dimëror. Pozita e tij është mjaft e favorshme, me qasje të lehtë dhe i rrethuar nga të gjitha shërbimet e nevojshme, duke e bërë ideal për çdo lloj aktiviteti afarist. *Cmimi i qirasë është neto.