Lokale me qira në qendrën tregtare “Dukagjini Center”, një nga qendrat më të reja dhe më moderne të ndërtuara në lagjen Lakrishte, pranë qendrës së Prishtinës, ofrohen lokale me qira. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që kërkojnë hapësira për të zhvilluar biznesin e tyre në një lokacion të preferuar dhe të lehtë për t'u aksesuar. Lokalet janë të përshtatshme për lloje të ndryshme biznesesh, duke përfshirë restorante, bare, dyqane tekstili, zyra, palestra, markete dhe shumë mundësi të tjera veprimtarish. Me siperfaqe që variojnë nga 54m² deri në 2500m², lokalet ofrojnë fleksibilitet të lartë për t'iu përshtatur nevojave të çdo biznesi. Dukagjini Center është ndërtuar me cilësinë më të lartë dhe ofron kushte luksoze për të siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe komod për operimin e bizneseve. Ndër të tjera që ofron qendra janë parkimi i mjaftueshëm për vizitorët, siguria 24/7, dhe qasje e lehtë në rrugët kryesore. Përfitoni nga mundësia për të hapur biznesin tuaj në një nga lokacionet më të kërkuara në Prishtinë, ku frekuenca e vizitorëve është e lartë dhe kërkesa për shërbime dhe produkte të ndryshme është në rritje. * Çmimi për qira në Dukagjini Center: Kati suteren: 15€/m² , kurse kati përdhesë: 25€/m2.