Banesa ndodhet në lagjen Mati 1, në kompleksin banesor e ndertuar nga Valoni Company, konkretisht në rrugën “Faton Shabani” dhe ka lidhje direkte me “rrugën C”. Me një sipërfaqe prej 92.4m2, kjo banesë ofron organizim funksional dhe hapësirë të bollshme. Posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike si dhe ka orientim në Jug-Përendim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Objekti ku ndodhet banesa përfshin qerdhe, dmarkete, kafiteri, barnatore dhe shërbime të tjera të nevojshme për jetesë. Pozicioni strategjik ofron qasje të shpejtë në shumë drejtime të qytetit dhe afërsi me linjat e trafikut urban. *Banesa mund te blihet me financim bankar.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Tualet
| 1 Ballkon