Shtëpi-Rezidencë 750m2 me qira në lagjen Marigona Hill

5,000 € / Muaj Per Qira Prishtina-Marigona Hill-

Shtëpia gjendet në një nga lagjet më ekskluzive dhe të sigurta të Prishtinës, Marigona Hill. Kjo rezidencë unike që përfaqëson luksin, hapësirën dhe komoditetin në nivel të lartë shtrihet në një sipërfaqe banimi prej 750 m², e vendosur në 10 ari truall, me pishinë, duke ofruar privatësi të plotë dhe një stil jetese elitar. Shtëpia dallohet nga shtëpitë tjera për arkitekturën moderne dhe funksionalitetin e saj të avancuar. Bodrumi i dedikuar për fitnes dhe saunë e shndërron këtë shtëpi në një ambient të mirëfilltë relaksimi dhe mirëqenieje. Rezidenca ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit, duke i dhënë mundësi pronarit të ardhshëm që të personalizojë interierin dhe inventarin sipas shijes dhe stilit personal, duke krijuar një shtëpi vërtet unike. Falë orientimit perfekt lindje–jug–perëndim, rezidenca përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Dritaret e mëdha panoramike sigurojnë dritë maksimale dhe lidhje harmonike mes hapësirave të brendshme dhe atyre të jashtme. Ngrohja është me pompë termike nën dysheme, teknologji moderne që garanton rehati maksimale dhe efikasitet energjetik gjatë gjithë vitit. Kjo pronë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë rezidencë luksoze, privatësi absolute dhe standard të lartë jetese, në një lokacion premium. Shtëpia ka këtë renditje: - Sutereni: | 1 Hapësire ndenje | 1 Fitnes me Sauna | 1 Depo | 1 Lavanderi | 1 Dhomë teknike - Kati përdhese: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhine me tryezari | 1 Dhomë pritje | 1 Tualet - Kati i 1-rë: | 3 dhoma gjumi (2 master bedroom) | 1 Zyre | 1 Dhomë pushimi | 3 Banjo (2 në master bedroom) | 2 Ballkona

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T5058

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
750 0 4 3

Karakteristika

  • Ngrohje qendrore: Pompë termike
  • Paisje ekstra: Interfon
  • Orientimi: Lindje,Jug,Perëndim

Vendodhja e prones