Shtëpia gjendet në lagjen Marigona Residence në Preoc, një nga lagjet më të organizuara dhe më të kërkuara për banim familjar, e ndërtuar me rreth 400 shtëpi dhe e njohur për qetësinë, sigurinë dhe komunitetin cilësor që ofron.
Prona shtrihet në një truall prej 10 ari (1,000m²) dhe ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 700m², e organizuar në bodrum, përdhesë dhe katin e parë. Shtëpia është e investuar me mobilje dhe materiale shumë cilësore, duke ofruar standard të lartë ndërtimi dhe komoditet maksimal për jetesë afatgjatë.
Në oborrin e shtëpisë gjendet një pishinë private me dimensione 13m x 6m, e cila e kompleton funksionalitetin dhe luksin e pronës, duke e bërë ideale si për përdorim familjar ashtu edhe për pritje dhe relaksim. Bodrumi është i konceptuar si hapësirë rekreative dhe wellness, ku përfshihen sauna, fitnesi, një banjo si dhe një pjesë për ndejë, duke krijuar ambient të veçantë për pushim dhe privatësi.
Shtëpia disponon sistem të ngrohjes dhe ftohjes qendrore me pompë termike, si dhe është e pajisur me panele solare, të cilat kontribuojnë në efikasitet të lartë energjetik dhe ulje të kostove operative. Hapësirat e brendshme janë të gjera, me ndriçim natyral të bollshëm, organizim funksional dhe privatësi të plotë, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje ideale për banim.
Shtëpia kë këtë renditje:
Bodrumi:
| Fitnes
| 1 Dhomë ndenje
| Sauna
| Depo
| 1 Banjo
| 1 Tualet
Përdhesa:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 1 Studio (Dhomë gjumi me pjesë për ndejë dhe banjo)
| 1 Kuzhinë dytësore
| 2 Banjo (njëra në Studio)
| 1 Garazhë
Kati i I-rë:
| 3 Dhoma gjumi (1 master bedroom)
| 3 Banjo secila në një nga dhomat e gjumi
| 2 Ballkona
| 1 Utilit