Banesa gjendet në lagjen Mati 1, në rrugën kryesore C, brenda kompleksit të njohur “BS Group”. Ka një lokacion shumë të përshtatshëm dhe të kërkuar, pasi rreth saj ndodhen të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode, si markete, shkolla, linja të trafikut urban dhe shërbime të tjera përcjellëse. Banesa ka sipërfaqe totale 77.5 m² dhe ofron hapësira funksionale dhe ndriçim të mirë natyral. Sistemi i ngrohjes është qendror me rrymë, duke siguruar komoditet gjatë ditëve të ftohta.
Banesa ka këtë renditje:
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë me tryezari
| 2 Dhoma gjumi
| 1 Banjo
| 1 Ballkon