Shtëpia gjendet në Çagllavicë, në lagjen "Qëndresa e Re". Lagjja është duke u ndërtuar nga “Al Trade – Bau Holding” , e cila ofron një infrastrukturë dhe investim shumë të lartë në ndërtim. Vendndodhja e saj në lagjen Qëndresa e Re e bën atë tërheqëse për shkak të konceptit të mbyllur dhe afërsisë së saj me qytetin. Shtëpia ka qasje shumë të lehtë në rrugët kryesore, duke e bërë atë vendndodhje ideale për familjet që duan të jetojnë larg zhurmës së qytetit, por me mundësinë e lehtë të arritjes në qendër. Siguria është një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj prone. Ajo është mbikqyrur me kamera dhe sigurim fizik të lagjes 24/7, gjë që shton nivelin e komoditetit dhe lejon banorët të jetojnë pa shqetësime. Shtëpia ka një sipërfaqe totale prej 210m2 dhe një truall prej 2.12 ari, është e dizajnuar me shije dhe ka investime ekstra për të siguruar një standard të lartë.
Shtëpia ka këtë renditje:
- Kati Përdhesë
| 1 Dhomë ndenje
| 1 Kuzhinë
| 1 Tualet
- Kati I-rë
| 2 Dhoma gjumi (të dyja Master Bedrooms)
| 2 Banjo (të dyja në Master Bedrooms)
| 1 Ballkon
| 1 Tualet
- Nënkulmi
| 1 Dhomë gjumi
| 1 Dhomë rekreacioni
| 1 Ballkon
| 1 Banjo