Shtëpi me 3 dhoma gjumi në shitje në lagjen Qendresa e Re

263,000 € Per Shitje Çagllavicë-Qëndresa e re-

Shtëpia gjendet në Çagllavicë, në lagjen "Qëndresa e Re". Lagjja është duke u ndërtuar nga “Al Trade – Bau Holding” , e cila ofron një infrastrukturë dhe investim shumë të lartë në ndërtim. Vendndodhja e saj në lagjen Qëndresa e Re e bën atë tërheqëse për shkak të konceptit të mbyllur dhe afërsisë së saj me qytetin. Shtëpia ka qasje shumë të lehtë në rrugët kryesore, duke e bërë atë vendndodhje ideale për familjet që duan të jetojnë larg zhurmës së qytetit, por me mundësinë e lehtë të arritjes në qendër. Siguria është një aspekt tjetër i rëndësishëm i kësaj prone. Ajo është mbikqyrur me kamera dhe sigurim fizik të lagjes 24/7, gjë që shton nivelin e komoditetit dhe lejon banorët të jetojnë pa shqetësime. Shtëpia ka një sipërfaqe totale prej 210m2 dhe një truall prej 2.12 ari, është e dizajnuar me shije dhe ka investime ekstra për të siguruar një standard të lartë. Shtëpia ka këtë renditje: - Kati Përdhesë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Tualet - Kati I-rë | 2 Dhoma gjumi (të dyja Master Bedrooms) | 2 Banjo (të dyja në Master Bedrooms) | 1 Ballkon | 1 Tualet - Nënkulmi | 1 Dhomë gjumi | 1 Dhomë rekreacioni | 1 Ballkon | 1 Banjo

Detaje

Statusi Lloji Gjendja ID
Available House New T4941

Ndarjet e Pronës

Siperfaqe Bruto Siperfaqe Neto Dhoma gjumi Tualete
210 0 3 3

Vendodhja e prones